Bota

Izraeli “zbulon” mashtrimin e Iranit. Lindja e Mesme zien nga lufta

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zbuluar atë që ai e konsideron si “dosjen sekrete bërthamore”, që provon se Irani po ndjek fshehurazi programin e armëve bërthamore.

 oi se materiali prej mijëra faqesh, i siguruar nga Izraeli, tregon se Irani ka mashtruar botën teksa mohon të ketë synuar ndonjëherë zotërimin e një arme bërthamore.

Irani ra dakord në vitin 2015 të kufizonte programin e energjisë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Por, ndërkohë, dokumentet sugjerojnë se Republika Islamike e ka ndjekur edhe më tej programin.



Përmes një “cicërime” në rrjetin social Twitter, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif akuzoi Netanyahun se po i merrte njerëzit për “idiotë”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar prej kohësh ta anulojë marrëveshjen, që u arrit nën drejtimin e paraardhësit të tij, Barack Obama. Fuqitë europiane, gjithsesi, janë shprehur se Irani u është përmbajtur kushteve të akordit.

Por, çfarë provash ofroi Netanyahu? Duke folur anglisht nga Ministria e Mbrojtjes në Tel Aviv, Netanyahu tregoi ato që ai i quajti “kopje reale” të dokumenteve të siguruara nga shërbimet sekrete izraelite, nga një magazinë sekrete në Teheran.

Gjithsej ishin 55 mijë faqe provash sipas tij, dhe rreth 55 mijë skedarë në 183 disqe (CD).

“Çfarë përmbajnë këto skedarë? Dokumente inkriminuese, grafikë, prezantime e projekte inkriminuese, foto, video e shumë më shumë”, tha Netanyahu. “Këto skedarë provojnë përfundimisht se Irani ka gënjyer pa turp kur ka thënë se nuk ka pasur kurrë një program për armë bërthamore”, shtoi ai.

Skedarët janë ndarë edhe me Shtetet e Bashkuara, njoftoi kryeministri izraelit, e pritet t’i dorëzohen edhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA).

Marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe 6 fuqive perëndimore mundësuan heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Republikës Islamike në këmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas