Teknologji

Izrael-SHBA, marrëveshje 193 mln USD për sistemin izraelit të mbrojtjes së tankeve

“Trophy” është sistemi i parë operacional në botë i dizajnuar për automjete të blinduara

Kontraktori i mbrojtjes izraelite, Rafael Advanced Defense Systems Ltd, njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje prej 193 milionë dollarësh për të furnizuar ushtrinë amerikane me sistemin “Trophy”  për mbrojtjen e tankeve dhe automjeteve të blinduara. Rafael nënshkroi marrëveshjen me kontraktorin e mbrojtjes Leonardo DRS, një furnizues i ushtrisë amerikane.



E zhvilluar bashkërisht nga Rafael dhe kompania elektronike në fushën e mbrojtjes,  Elta Systems Ltd., një degë e ndërmarrjes qeveritare Israel Aerospace Industries Ltd. (IAI), “Trophy” është sistemi i parë operativ në botë i dizajnuar për automjete të blinduara, sipas Rafael.

Operacional që nga viti 2011, “Trophy” është instaluar tashmë në qindra tanke izraelite dhe automjete luftarake, dhe është kontraktuar për t’u instaluar në më shumë se 1,000 automjete izraelite ushtarake. Ushtria amerikane është vendosur të instalojë “Trophy”  në tanket e saj të luftimeve, M1 Abrams, tha Rafael.

Duke shërbyer si një “Iron Dome” për tanke, (Iron Dome është një sistem mbrojtës kundër raketave), “Trophy” është një sistem sensorësh të aftë për zbulimin dhe klasifikimin e kërcënimeve dhe vendndodhjen e tyre të saktë në kohë reale. Pasi zbulohet një kërcënim, sistemi nis një kundërmasë për të kapur atë. Përveç kësaj, sistemi “Trophy” ndan të dhënat për vendndodhjen e kërcënimeve me forcat në terren.

Sistemet “Trophy”, që janë pjesë e marrëveshjes me SHBA do të prodhohen në Izrael dhe në SHBA.

Të dhënat e publikuara nga ministria e mbrojtjes izraelite në maj tregojnë se në 2017, eksporti i armëve izraelite u rrit 41.5% nga viti i kaluar, duke arritur në 9.2 miliardë dollarë. Izraeli është ndër dhjetë vendet më të mëdha eksportuese të armëve dhe ka një avantazh të madh, pasi shpesh mund të eksportojë eksportin e vet si “të testuar në betejë”, shkak të adoptimit nga ushtria izraelite.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, Evropa përbënte 21% të eksportit të Izraelit në 2017, Amerika e Veriut për 14% dhe Azinë me Paqësorin 58%./Izraelisot.com/

<
>
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2014-08-06 07:23:42Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com
2-IDF-540x360 5abb5c67fc7e934f198b45ee 7fe77c4fcd32e49cc08da82eeb86161a 14-8-6-11534214 223697_original 223801_original 5590694-16x9-940x529 1033956018 c22_11800.20161130T152152 F140803FFF13-880x495-1 Israeil-1 Red-Flags-on-Israeli-Tanks-Interpreted-as-Moroccan-Flags-Stir-Controversy
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas