Kronika

Iu dogj shtëpia, kërcënon fieraku: Dua zgjidhje ose do të digjem para Bashkisë

Djegia e banesës tre ditë më parë e shtetasit Enver Emini në lagjen “Kryengritja e Fierit” e ka lënë këtë të fundit në qiell të hapur.

Këtë të hënë, Enver Emini, i është drejtuar Bashkisë së Fierit  për të kërkuar një banesë për të jetuar pasi  nga zjarri janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.



Kërkoj shtëpi urgjentisht nga kryetari i Bashkisë se do të fle përjashta, do të marr kalamajtë dhe do të fle tek dera e Bashkisë.Nuk kam ku vete. Për mua çdo gjë ka marrë fund.

Ose do të marr shishen e benzinës dhe do ti vë shkrepsen vetes këtu, do të digjem para Bashkisë. Nuk kam çfarë humb më, nuk kam asgjë.

I lutem kryetarit të bashkisë të vërë dorën në zemër se është dhe vetë familjar, të mendojë dhe për fëmijët e mi, ka thnë Emini për “ora news”.

Banesa  u përfshi nga flakët gjatë pasdites të së premtes në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe nga hetimet paraprake  u mësua se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri u shkaktuan shumë  dëme materiale, ku janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të tjera.

Banesa private në të cilën jetonte shtetasi Enver Emini ishte me qira  dhe jetonin 3 anëtarë të familjes Emini.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas