Kryesore, Rusi 2018, Sport

“It’s coming home”: Giroud tallet, por ja pse francezët kanë të drejtë

Olivier Giroud thotë se ka jetuar një ëndërr fëmijërie, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën. “Les Bleus” triumfuan me një fitore 4-2 ndaj Kroacisë, në finalen e së dielës.

Një autogol i Mario Mandzukic, penalltia e Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, e çuan Francën në fitimin e një kurore të dytë të Kupës së Botës, pas asaj të vitit 1998.



Sulmuesi 31-vjeçar i dha fund kësaj gare pa shënuar dot asnjë gol, edhe pse luajti shtatë ndeshje në Rusi. Sidoqoftë, Giroud i heshti kritikët e tij, duke ngritur trofeun në Moskë.“Është një ndjenjë e madhe, dua të them se Kupa e Botës është duke ardhur në shtëpi (It’s coming home)! Më duhet ta them këtë, – bëri shaka Giroud me gazetarët anglezë.

– Sinqerisht, është një ëndërr e vërtetë, një ëndërr e fëmijërisë. Jam shumë krenar për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Ka qenë ndonjëherë e vështirë, çka ju e dini, por është një privilegj për mua të jem pjesë e këtij ekipi. Kemi qenë shumë solidë, shumë të fortë deri në fund dhe mendoj se e kemi merituar”.

Por mediat thonë se në të vërtetë kupa erdhi në shtëpi. Kjo pasi themeluesi i Kupës së Botës ishte francez. Edhe personi që ideoi Kampionatin Europian ishte nga Franca. Për më tepër, edhe FIFA u themelua në Paris në vitin 1904. Presidenti i saj ishte një gazetar francez.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas