Sport

Italia me të njëjtin problem si kombëtarja shqiptare, Mançini: Nuk e di si do ja bëjmë

Sot do të nisë java e dytë e kampionatin italian, ndërkohë që shtatori do të sjellë një pushim të kampionateve, duke qenë se radhën e kanë kombëtaret në kuadër të Ligës së Kombeve. Pikërisht për këtë turne, ka nisur të shqetësohet shumë trajner i Italisë, Roberto Mançini.

Në një intervistë për mediat italiane, ai thotë se te Italia ka shumë futbollistë që nuk kanë minuta në këmbë dhe ky është një problem serioz për skuadrën. Për të njëjtën arsye, ankesa ka edhe trajneri italian i Shqipërisë, Kristian Panuçi i cili shpesh herë thotë se e shqetëson fakti që lojtarët shqiptarë nuk aktivizohen në kampionatet e ndryshme me skuadrat e tyre.



“Më shqetëson shumë fakti që në Itali po shtohen shumë futbollistë të huaj dhe vendet për lojtarët italianë janë me kufizim. Shumë futbollistë që mund t’i marr në kombëtare, kanë shumë pak minuta në dispozicion pasi po qëndrojnë më shumë në stol sesa në fushë dhe ky është një problem i madh për ne e nuk di si do ja bëj për ta zgjidhur këtë.

Duhet që edhe lojtarët më të rinj në moshë të luajnë pasi në këtë moment nuk kam asnjë si Toti apo Baxhio por duke u aktivizuar, atëherë mund të dalin futbollistë të tillë. Për Balotelin kishte interesim serioz nga Marseja por i kam thënë që e rëndësishme për të është që të aktivizohet dhe te Nisa mund të ketë më shumë minuta”, tha mes të tjerash Mançini.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas