Bota

Itali/ Zbulohet rreth 2 mln euro kokainë, i kishin fshehur në një shkëmb




               Publikuar në : 14:39 - 19/08/18 |
mapo.al

Një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur e fshehur në shkëmbinjtë e bregdetit të Siçilisë, në Itali.


Më konkretisht një çantë me 24 kilogramë kokainë, u gjet këtë të shtunë në territorin shkëmbor të komunës së Pantellerisë, në provincën e Trapanit, zonë e cila mund të arrihet vetëm përmes detit.

Lënda narkotike ishte futur brenda një çante që nuk lejon depërtimin e ujit si dhe ishte lidhur në një shkëmb.

Dyshohet se lënda narkotike e ndarë në 20 pako, kap një vlerë prej rreth 2 milionë euro dhe mendohet se ishte fshehur për t’u marrë nga trafikantët.

Kokaina u zbulua gjatë patrullimit në brigjet e Pantellerisë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Dyshohet se lënda narkotike mund të ketë mbërritur nga Afrika, për tu shpërndarë në tregun italian.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas