Kronika

Itali/ Shkatërrohet banda e madhe që importoi 5 tonë drogë nga Shqipëria

Autoritetet italiane janë pranë mbylljes së hetimeve për 17 nga 46 të hetuarit në kuadrin e operacionit “Stammer 2” që solli arrestimin e 25 personave, me synim shkatërrimin e një organizate që ka trafikuar rreth pesë tonë marijuanë nga Shqipëria në Itali.

Sipas akuzës, klanet kalabreze të drogës në bashkëpunim me “kartelet shqiptare” arritën të kalonin në më pak se tre muaj rreth pesë tonë marijuanë duke shmangur bashkëpunimin me organizatat kriminale nga Brindisi, historikisht në marrëdhënie “biznesi” me trafikantët nga Shqipëria.



Kalabrezët, pasi arritën të fitonin besimin e shqiptarëve iu bënë “dalje” ndërmjetësve puljezë duke e importuar direkt drogën.

Ndër të kërkuarit e shumtë të policisë italiane është edhe një shtetas shqiptar, Elvis Hajdini, i lindur në Vlorë më 4 shkurt 1993.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas