Kronika

Itali/ Pritë badigardit shqiptar, plagoset me dy plumba ndërsa kthehej nga puna…

Një atentat ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Oderzo, Trevizo në Itali ku ka mbetur i plagosur një shqiptar. Mësohet se shqiptari me inicialet D.Q., 40 vjeç është plagosur poshtë shtëpisë së tij.

40-vjeçari punon si truprojë në shoqërinë e sigurisë “Executive Service”, një kompani që vepron në shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë së brendshme të sallave të lojërave në Casino di Venezia.



Në orën 3:40 të mëngjesit, shqiptari po kthehej në shtëpi nga puna ndërsa i është afruar një person që priste i fshehur në errësirë.

Autori që kishte një maskë në fytyrë i ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar mbi 40-vjeçarin pas shpine.

Plumbi i ka hyrë në lartësinë e shpatullës pa shkaktuar lëndime serioze, shkruan Corriere della Sera. Autori është larguar ndërsa shqiptari pasi ka marrë ndihmën nga urgjenca është shtruar në spitalin e Trevisos.

Prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasjeje, ndërsa nga kazinoja ku punonte kanë deklaruar se atë nuk ka qenë në punë tek ta por në një punë tjetër, duke mohuar lidhjen e krimit me punën e tij në këtë vend.

Karabinierët po ndjekin një pistë tjetër hetimesh, atë të një krimi pasioni.

Shqiptari ishte kërcënuar edhe në të kaluarën, dikush kishte gjetur fishekë pistolete në kopshtin e shtëpisë së tij. Sipas raportimeve paraprake, fishekët i përkasin të njëjtës armë që përdoret nga truproja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas