Kronika

Itali, policia zbulon qindra kg drogë të fshehur mes kumbullave… kapet “kujdestari” shqiptar




               Publikuar në : 18:57 - 13/09/18 |
mapo.al

Policia italiane ka vënë në pranga katër persona, mes të cilëve dhe një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte dhe “Kujdestari” i plantacionit të drogës që u zbulua.


Ngjarja ndodhi në Teano, në një hapësirë bujqësore prej rreth 3 hektarësh. Në këtë zonë ishin fshehur rreth 220 bimë marijuane me një lartësi prej 1 deri në tre metrash. Ndërkohë, për të fshehur bimët e drogës, trafikantët kishin vendosur me kujdes një sërë pemësh kumbulle.

Në total u kap një sasi prej 250 kg drogë e cila kapte një shifër prej rreth gjysëm milioni euro. Në pranga kanë rënë një shtetas italian, dy rusë dhe shtetasi shqiptar Denis Nuredi. 25 vjeçari ishte dhe “kujdestar” i plantacionit të drogës, i fshehur nën kumbulla.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas