fbpx

Kronika

Itali/ Konsiderohetj ‘narkotrafikanti kryesor’, shqiptari ‘kyç gojën’ para hetuesve






               Publikuar në : 18:34 - 30/11/18 |
mapo.al

Ismail Rebeshi, 35-vjeçari shqiptar i arrestuar në Viterbo për trafik droge, ka ushtruar të drejtën e heshtjes para hetuesve. Dje, ai u morr në pyetje, në praninë e avokatit të tij, në burgun e Mammagialla-s në Viterbo, raportojnë mediat lokale.


Për hetuesit, Rebeshi ishte narkotrafikanti më i madh i Viterbo-s, i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar. I lindur në Shqipëri, por me banim në Viterbo, ai ndodhet në burg që nga e hëna. Pronari i një një pike makinash të përdorura dhe i një klubi nate, sipas hetuesve italianë, Rebeshi është një ndër furnizuesit kryesore të kokainës dhe heroinës së një grupi sard.



Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të koduar “Ichnos”, por ai ishte i njohur edhe më herët nga autoritet ligjzbatuese italiane.

“Edhe nën mbulimin e dy aktivitete në dukje të rregullta, duke qenë pronar dhe menaxher i klubit të natës ‘Shisha’ dhe një pikë makinash në Viterbo, ai ka mbajtur një rol udhëheqës në trafikun e drogës në Italinë qendrore”,- bënë me dije karabinierët e Carbonia-s.

“I lidhur të trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, ai është akuzuar se i ka siguruar grupit sard 6 kilogramë kokainë dhe 1 kg e gjysmë heroinë, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018”,- saktësuan hetuesit./Burimi: Panorama/

Burgu "Mammagialla"
Burgu “Mammagialla”
Ismail Rrebeshi
Ismail Rrebeshi

 


Etiketa: , , , ,

Pas