Kronika, Kryesore

Itali/ Kapet sërish një gomone me gjysmë ton drogë, prangosen 2 shqiptarë

Serish gomone me drogë në ujrat italiane. Eshtë sekuestruar një mjet lundrues me 535 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Ishte një operacion i madh i Guardia di Finanza në Adriatikun Jugor, që çoi në sekuestrimin e 553 kilogramëve të drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve.



Operacioni është zhvilluar në mes të ditës kur mjetet e GDF kanë lokalizuar në brigjet e Brindisit një gomone që nga ujërat ndërkombëtare po shkonte drejt bregdetit italian me një mbulesë që fshihte një ngarkesë të dyshimtë.

Kur financierët e GDF arritën mjetin dhe i urdhëruan që të ndalonin, trafikantët rritën shpejtësinë për t’i shpëtuar kontrollit.

Mjetet e shpejta të Departamentit të Operacioneve Aeronavale të Guardia di Finanza të Barit, pas një ndjekje të shkurtër, arritën të hipnin në gomone dhe të ndalonin garën.

Në bordin e saj, u gjetën 26 pako me lëndë narkotike, konkretisht marijuanë. Mjeti i përdorur për trafikimin, një gomone 7 metra e gjatë, e adaptuar me një motor të jashtëm të fuqishëm, u sekuestruar nga Guardia di Finanza.

Skafistët shqiptarë, G.D., 46 vjeç dhe S.V., 38 vjeç të dy nga Vlora janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas