Kryesore

Itali: Kapet gomonia me gjysmë ton kanabis me vlerë 5 mln euro, arrestohen dy shqiptarë

Një gomone e mbushur me gjysmë ton kanabis e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, është kapur nga policia italiane në zonën e San Marinos.

Gjatë operacionit të koduar “Themis2018”, u arrestuan edhe dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones. Ata janë identifikuar si S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç, raporton TV Klan.



Mjeti lundrues u ndalua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Autoritetet sekuestruan 500 kg kanabis gjatë operacionit anti-drogë që u zhvillua nga deti dhe nga ajri, me ndihmën e helikopterëve të Frontex.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm 200 kuaj. Trafikantët tentuan të arratiseshin dhe ndjekja u zhvillua për disa orë në det në kushte të këqija atmosferike.

Sipas hetuesve italianë, vlera e kanabisit përllogaritet në rreth 5 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Në këtë operacion ka bashkëpunuar edhe policia shqiptare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas