Kronika

Itali/ Gruaja shqiptare theret me thikë nga bashkëshorti… maroken






               Publikuar në : 19:06 - 30/05/18 |
mapo.al

Një grua 34-vjeçare shqiptare është qëlluar me thikë për vdekje brenda  një makine në Seregno (Monza Brianza, Itali), këtë pasdite rreth orës 16:00, në rrugën “Romagnosi”.


Sipas medieve italiane, autori është bashkëshorti, një 35-vjeçar maroken, i cili pas krimit u paraqit te karabinierët e Seregno-s duke pohuar se sapo kishte therur gruan e tij.

Pasi u qëllua me thikë, forca të ndërhyrjes së shpejtë mjekësore shkuan në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë gruas shqiptare, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur nga raportimet e deritanishme të mediave italiane.

Ajo u dërgua në kushte të rënda shëndetësore në spitalin San Gerardo në Monza, ku vdiq pak pas mbërritjes.

Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej rreth dy muajsh nuk jetonin më bashkë.

<
>
auto_carabinieri_incidente_lapresse_2017_thumb660x4531527701232 auto_Il_giornale1527700528 auto_Screenshot_11527700570


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas