Kronika

Itali/ Dy shqiptarë në pranga, fermë kanabisi mes serave të domateve

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane në zonën Macconi të komunës së Acates në Ragusa, mes tyre dy shqiptarë.

Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.



Veç tij u arrestuan edhe  Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.

Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.

Po kështu u gjetën 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina, si dhe 18 fishekë dhe një pistoletë.

36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një mekanizëm me magnet, përmes së cilit vidhte energjinë elektrike që i duhej për serën e tij.

<
>
auto_foto-7-logo1531404363 auto_pp1531404364 auto_resize-2-11531404362 auto_resize-31531404361 auto_serra-marijuana-mezzo-pomodori-arresti-500-11531404360
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas