Bota

Islanda merr vendimin, ligj për të ndaluar blerjen e tokës nga të huajt

Në Islandë kanë nisur diskutimet për një ligj që ndalon të huajt për blerjen e tokës së saj. Autoritetet e vendit dhe banorët janë të shqetësuar për mënyrën se si përdoret toka.

“Para së gjithash, unë dua të mbroj sovranitetin e kombit,” i tha Bloomberg kryeministri i parë i Islandës, Katrin Jakobsdottir. “Është e rëndësishme për ne që të mund të vendosim se si toka zhvillohet dhe përdoret”. Shtypi vendas raportoi në korrik se të huajt janë të interesuar të blejnë 2,300 hektarë tokë në Fljot, Skagafjorour në veri të Islandës, duke përmendur disa “komplote” që ata kanë bërë tanimë.



“Sillet rreth asaj se si e shikojmë tokën tonë; toka si një burim dhe toka si pjesë e sovranitetit tonë, “tha Jakobsdottir.

Islanda po konsideron vendosjen e limiteve mbi madhësinë dhe numrin e parcelave të tokës që i përkasin secilës palë, ose vendosjen e kufizimeve më të rrepta për blerjet e tokës nga qytetarët jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, një zonë e tregtisë së lirë e lidhur me Bashkimin Evropian.

Vendi tashmë mund të bllokojë blerjet nga jo-evropianët. Në vitin 2012, Islanda e pengoi miliarderin kinez Huang Nubo nga blerja e një copë toke prej 300 km katror në veri të vendit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas