Politika

Islami: Merkel e zhgënjyer nga Rama, dikur ai bënte garë me Vuçiç kush ishte “dashnori” më i mirë!

Ish Ministri i Jashtëm, Kastriot Islami i ftuar në Faxnews ka folur për temën më të diskutuar të momentit, atë të korigjimit të territorëve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Islami ka vënë në dukje rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë mes në raport me homologët e tij, Thaçin dhe Vuçiç. Për ish ministrin plani është hartuar nga Soros dhe  udhëtimet e dyshimta  dhe të njëpasnjëshme të djalit të tij e bëjnë akoma edhe më të dukshme këtë tezë.

Islami analizoi edhe marrëdhënien e Ramës me kancelaren gjermane, Angela Merkel duke vënë në dukje se përfshirja e tij në korigjimin e kufijve, e ka çuar në krizë këtë raport.



Është edhe djali i Sorosit ai që ka me lëvizjet e tij ka lënë të kuptohet që është pjesë e  planit për shkëmbimin e territoreve.  Zonja Merkel ka dy shqetësimi efektin domino që mund të preke edhe vende të tjera. Europa po vendos një parim të ri, mosndryshimin e kufijve. Në momentin që Kosovës nuk i takon ta bëjë këtë gjë, kanë lënë dy parime të rëndësishme nuk ka ndarje të Kosovës. I vjen mirë shqiptarëve apo serbeve kjo është marrëveshja që do prishet. Do mblidhen prap këta të bien dakord. Nuk munden dy kryeministër të inkriminuar siç janë ata të Shqipërisë dhe Kosovës, të bëjnë korigjimin, ndaj edhe kanë frikë nga ZonjaMerkel.

Gjermania ka një frikë shumë të madhe është efekti domino dhe hapja e kutisë së Pandorës. Shqipëria është i vetmi vend që se ka frikë pjesën e Luftës, sepse mund të ndodhë që të ngrihen shqiptarët në Maqedoni Kosovë. Gjermania dhe shkatërrimi i administratës publike, ekonomia është në gjendjen e plasjes së një flluske dhe pastrimit të parave. Përshëndesim qëndrimin e Shqipërisë me marrëdhëniet në rajon. Si mund të jetë me konkstruktiv të ndryshosh kufijtë pa u shqyrtuar brenda vendit me parlamentin.  Nuk është një çështje që e zgjidhin këta të dy, sepse këtu gjithë qëllimi është ndryshimi i kufijve.

Ky është një parim shumë dhe spastrim etnik me konsensus. Në vendet e tjera të Ballkanit mund të shtrihen edhe problemet e tjera. Mund të shtrihet në një vend të madh vendesh, në qoftë se për tre fshatra që kanë kaluar nga ana tjetër bëhet e gjithë kjo, vendet e tjera mund të kërkojnë edhe për pjesët e tyre.

Po mundohen të krijohen idenë që ky proces ka marrë miratimin e SHBA-së. SHBA nuk është kundër idesë që të merren me ndryshim, e cila thotë se nuk ka ndryshuar asgjë. John Bolton e ka thënë. Problemi është këtu , se ky është rajoni më me kompleks problemesh. Nga ballkani ikin po aq emigrantë sa ikin nga vendet e luftës. Rama konkuronte me Vuçiç kush ishte “dashnori” më i madh i Merkel. Kur ata mendojnë që ky me hile sillet me Merkel për një çështje shumë delikate.  Në Serbi  ka një mekanizëm që konsultohen me njëri tjetrin. Me ndihmën e faktorëve të rëndësishëm që mezi janë bërë palë nuk i takon që të thonë do e zgjidhim ne të dy apo në tre. Ata meritojnë të largohen  me protesta masive,  Janë të korruptuar, janë të akuzuar për llogari të paligjshme, që kontrollojnë mediat bizneset e tj. Më vonë do t’i dalin edhe llogaritë e fshehta që kanë nëpër ishuj. Kur ka dalë njën njoftim i OSBE-s që ka një zotërim një llogari të fshehtë, Rama ishte i frikësuar në atë kohë.  Rolin kryesor në Bashkimin Europian e ka Gjermania dhe Merkel”, u shpreh ai.

Islami theksoi se Rama nuk ka raport të mirë me Trump, që pas deklaratave jo dashamirëse për Presidentin e SHBA-ve. Ndërkaq për Islamin Rama ka humbur edhe besimin e Merkel.

” Rama është i vetmi lider në botë që ka thënë për Trump është turp i njerëzimit dhe i bëri thirrje amerikanëve ta votojnë. Këto dihen të gjitha. Pavarësisht të gjitha Rama nuk e mbulon dot, kjo e ka shtyrë që të bëjë një marrëdhënie të mirë me Merkel, por është e përkeqësuar. Ministri gjerman e dha këtë mesazh që marrëdhënia me Merkel është e zhgënjyer. Ai është i prirur që ta lërë në baltë Vuçiç dhe të tërhiqet”, thekson Islami.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas