Mapo Letrare

Ishte tek “Enver Hoxha”, Berisha mungon në promovimin e “Mbretit Zog”

basha dhe fevziuNë një mbrëmje ku nuk mungonte pothuajse askush nga klasa politike shqiptare, që nga Presidenti i vendit, Kryeministri, kreu i opozitës, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë nga të dy krahët, u vu re mungesa e një figure të politikës, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ishte ndoshta i vetmi protagonist që mungonte në pritjen e djeshme të organizuar nga UET-Press dhe TV Klan për promovimin e librit të gazetarit Blendi Fevziu, një biografi e Ahmet Zogut.



Mungesa e tij ndoshta nuk do të vihej re nëse Berisha nuk do të kishte qenë as në promovimin e një viti më parë të një libri po aq të bujshëm të Fevziut, biografisë së diktatorit Enver Hoxha.

Nuk dihet arsyeja pse lideri historik i Partisë Demokratike, i cili gjithashtu i ka dhënë vlerësim politik figurës së Zogut, nuk ishte i pranishëm në promovim, por e sigurt është që ftesën e ka pasur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas