Kronika

Ishte shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, kanë arrestuar në Greqi dhe ekstraduar nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, shtetasin Anesti Paskos alias Bedri Ibrahimi, 55 vjeç, lindur në Poshnje – Berat.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:



Më datë 26.03.2012, në një lokal në fshatin Poshnje – Berat, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Anesti Paskos, B.I., K.I. dhe shtetasve G.P., E.P. dhe S.P.

Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë shtetasi S.P., si dhe janë plagosur G.P. dhe E.P.

Shtetasi Anesti Paskos ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas