Kronika

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga 47- vjeçarit

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton TV Klan.

Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.



Arrestimi i tij është kryer ditën e enjte nga specilistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë.

Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas