Sport

Ishte objektiv primar, Mandzukic refuzoi Mourinho-n pavarësisht lutjeve të portugezit




               Publikuar në : 17:17 - 27/08/18 |
mapo.al

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, raportohet se ka hedhur poshtë ofertën e Manchester United gjatë verës pavarësisht lutjeve të Jose Mourinho-s.


32-vjeçari ka rezultuar një lojtar kyç për ‘zonjën e vjetër’ që prej 2015 kur erdhi nga Atletico Madrid dhe mësohet se është i lumtur në “Seria A” pavarësisht se ka luajtur jashtë rolit të tij.

“Calciomercato” shkruan se Jose Mourinho ka qenë i dëhspëruar për të transferuar kroatin në “Old Traford”. Mandzukic sipas këtij burimi ishte objektiv primar i portugezit, por ai preferoi për të vijuar nën urdhërat e Allegri-t.

Mësohet se trajneri i Juventusit i ka garantuar atij se do të luajë një rol vital edhe për sezonin e ri, duke i mbajtur gjallë shpresat lojtarit se mund të fitojë “Championsin”.


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas