Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet në kakavijë

Aktualitet



               Publikuar në : 13:58 - 05/07/18 |
enton palushi

Patrulla e Policisë Kufitare të Kakavijes gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër kap dhe ndalon një person të dënuar me 10 vjet burg për “Vrasje me dashje”.


Policia njoftoi zyrtarisht se: Nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër është konstatuar një shtetas në tentativë për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme, duke iu shmangur kontrollit policor.

Nga ana e patrullës së Policisë Kufitare në kufirin e gjelbër u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Ëngjëllush Agallija 47 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kryerjes së verifikimeve përkatëse rezultoi se ky shtetas ishte person në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me numër vendimi 60, datë 30.09.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, dhe “Rrethanat rënduese”, parashikuar nga nenet 76 a) dhe 50 c) të Kodit Penal.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas