Kronika

Ishte kthyer në makthin e banorëve të Maqellarës, kapet hajduti i banesave

Një 24-vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në Maqellarë. Viktor Rudi, banues në Shupenzë, së bashku me dy persona të tjerë, shtetasit R.J dhe E.J, të arrestuar me 23 korrik të këtij viti, ishin kthyer në makthin e banorëve të Maqellarës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash.



Pas arrestimit të dy bashëpunëtorëve të tij disa javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër me datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” ndaj 24-vjeçarit Rudi, për veprën penale “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq, materialet proceduriale në ngarkim të tij do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprime të mëtejshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas