Kryesore, ShowBiz

Ishte favorite, por shqiptarja u ‘përmbys’…

Eurovizioni nuk zhgënjeu sërish.

Votat e publikut dhe të jurisë ishin kaq të ndryshme dhe e mbajtën në ankth publikun deri në fund.



Eugent Bushpepa ishte i vlerësuar thuajse njësoj nga publiku dhe nga juria.

Por Italia ishte një zhgënjim nga votat e jurisë. Por ajo e mori veten nga votat e audiencës.

Juritë vlerësuan me shumë Austrinë dhe Suedinë.

Por votat e publikut e bënë diferencën dhe në fund ishin në garë vetëm dy favoritet: Qiproja dhe Izraeli.

Shqiptarja Eleni Foureira ishte më e kuotuar dhe po priste trofeun.

Sekondat e fundit ajo pësoi zhgënjim. Izraeli ia doli të rrëmbejë çmimin e madh.

Megjithatë ishte garë historike për shqiptarët që u përfaqësuan me tre këngëtarë dinjitozë në finale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas