Kronika, Kryesore

Ishte duke punuar, humb jetën 42-vjeçari në Tiranë

Një burrë rreth 42 vjeç ka humbur jetën këtë pasdite në periferi të kryeqytetit duke punuar. Mësohet se viktima është Astrit Zykollari.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, ora shënonte rreth orës 14:10, kur 42-vjeçari ishte duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit në Fushë Mëzez. Aty, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga verifiket paraprake, rezulton se viktima punonte në një kompani që ofron shërbimin e internetit.



Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas