Bota

Ishte administrator i një grupi në WhatsApp, 21-vjeçari dënohet me 5 muaj burg

Një student qëndroi për 5 muaj në burg në Indi për një mesazh në WhatsApp, të cilin nuk e kishte dërguar ai.

Autoritetet lokale thanë se 21-vjeçari u dënua për shpërndarjen e përmbajtjeve të papërshtatshme edhe pse nuk dihet se për çfarë mesazhi bëhet fjalë.



Familja e tij thotë se djaloshi u bë administrator vetëm pasi administratorët e vërtetë të grupit ishin larguar.

Junaid Khan, një student nga qyteza Talen në Indinë Qendrore u arrestua më 14 Shkurt. Sipas mediave lokale, ai akuzohet për rebelim ndaj shtetit.

Ai u arrestua sepse ishte administrator në grup në kohën kur hetimet u hapën.

Sipas kodit penal indian, administratorët e grupeve në rrjetet social rrezikojnë burgim për shpërndarje të mesazheve me fyese me karakter fetar ose politik./bw

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas