Kronika

“Ishin disa autorë, ikën me makinë dhe i vunë flakën”, policia deklaratë për atentatin në Lezhë

Policia e Lezhës ka gjetur të djegur një mjet tip “Benz” pak minuta pas atentatit ndaj 35-vjeçarit Arben Gjini në Lezhë. Sipas bluve të Lezhës, mjeti ishte denoncuar si i vjedhur dhe është gjetur në fshatin Kolsh, pak kilometra larg Ishull Lezhës ku ndodhi atentati.

Informacion paraprak 
Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.



Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas