Ekonomi

Ish-të përndjekurit, Financat akordojnë 260 mln lekë për pagesën…

Ministria e Financave akordon një fond prej 260 milionë lekësh për pagesën e dëmshpërblimit të ish-të burgosurve politikë.

Përfituesit janë 142 ish-të dënuar të kategorisë parësore dhe pagesat e dëmshpërblimit janë miratuar me një vendim të posaçëm e Këshillit të Ministrit.



Qeveria urdhëron Ministrinë e Financave që shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë, shkruan gazeta shqiptare.

Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”,- të ndryshuar.

Kategoria parësore

Janë gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë e ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë personat ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Për kategorinë e katërt me prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë personat ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.

Në kategorinë e gjashtë prioritet kanë persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas