Bota, Kryesore

Ish-presidenti Obama kritikon Trump: Kohë të rrezikshme

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump dhe partinë së tij duke dënuar kështu politikën e frikës. “Kjo nuk është normale. Këto janë kohë të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme. Është e nevojshme rivendosja e ndershmërisë, mirësjelljes dhe ligjshmërisë në qeverinë tonë. Mjafton të shohësh lajmet kryesore të ditëve të fundit për të kuptuar se ky është një moment vërtet i ndryshëm. Shumë gjëra janë në lojë. Pasojat për secilin prej nesh që qëndron i veçuar janë më të rënda”, tha ai.

Kjo është kritika e parë e drejtpërdrejtë që ish-presidenti i SHBA-së Brack Obama, bën ndaj presidentit aktual amerikam Donald Trump, shkruan ‘Daily Mail’. Ai ka theksuar se ka preferuar të ndjekë traditën amerikane të presidentëve të mëparshëm duke dalë nga skena politike.



Ish-presidenti tha në një fjalim në Universitetin e Illinoisit se situata aktuale politike në Uashington nuk nisi me Donald Trumpin, ai është vetëm një simptomë dhe jo shkaku. Ai thjesht po shfrytëzon pakënaqësitë që politikanët kanë përhapur prej kohësh, frikën dhe zemërimin që i ka rrënjët tek e shkuara.

Obama iu bëri thirrje studentëve të marrin pjesë në votimet e zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin në nëntor duke theksuar se vetëm një në pesë të rinj me të drejtë vote votuan në zgjedhjet e vitit 2016. Sakaq, nuk ka vonuar shumë reagimi i Trumpit di cili tha se fjalimi i paraardhësit të tij e kishte vënë në gjumë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas