Sport

Ish-presidenti i Barcelonës në telashe, burg dhe gjobë rekord

Sandro Rosell, ish-presidenti i Barcelonës, po bëhet gati të kalojë disa vite pas hekurave të burgut, pasi është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha financiare të viteve të fundit në Spanjë. Rosell, i arrestuar prej një vit nga policia spanjolle, akuzohet për falsifikime bilancesh e riciklim parash me qëllim evazionin fiskal.

Sipas autoriteteve spanjolle, ai ka kryer shumë shkelje të ndryshme para dhe gjatë periudhës kur drejtonte Barcelonën, duke shfrytëzuar njohuritë që kishte krijuar në botën e futbollit falë postit të tij. Për këtë arsye, ndaj tij kërkohet një masë ndëshkimore model. Prokurorët e çështjes kanë kërkuar 11 vite burg për Rosell, si dhe pagesën e një gjobe rekord prej 59 milionë eurosh për dëmet që i ka shkaktuar shtetit.



Rosell ka kryer disa transaksione të dyshimta dhe sponsorizime të fshehta në Brazil, ku është përfshirë edhe kombëtarja e këtij vendi. Pavarësisht se Rosell ka refuzuar çdo akuzë, ish-presidenti i Barcelonës nga viti 2010, deri në vitin 2014, duket se do ta ketë të vështirë këtë radhë të shpëtojë nga këto akuza.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas