Kronika, Kryesore

Ish-polici grek, i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit: Më kërcënojnë në paraburgim

Ditën e djeshme, kur pritej të mbahej seanca e apelimit të masës së sigurisë ndaj Eftimios Eftimiu, 41-vjeçarit grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, ai, nëpërmjet një deklarate, i ka shprehur Gjykatës se ndihej i kërcënuar për jetën. Greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në kryeqytet, në zonën e “Kinostudios”, pretendon se është kërcënuar me jetë në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, shkruan Panorama.

“Kam marrë dijeni për datën dhe orën e seancës që do të zhvillohet ndaj meje, ndaj bëj me dije Gjykatën se e kam të pamundur të jem i pranishëm në këtë seancë. I nderuar kryetar i trupit gjykues, dua të jem dhe të marr pjesë në seancë, por nuk dua të transportohem drejt kryeqytetit se ndihem i pasigurt për jetën time”, thuhej në letrën drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda nga i dyshuari si ekzekutor i Devi Kasmit.



I njëjti pretendim është pohuar në sallën e gjyqit edhe nga avokati i tij mbrojtës, Saimir Vishaj, i cili i ka thënë Gjykatës se klienti i tij ka marrë kërcënime, por pa dhënë detaje për llojin e tyre. Por duket se Eftimius druhet me tepër nga qëndrimi një natë në 313, ku sillen 24 orë para gjyqit të paraburgosurit që mbahen jashtë Tiranës. Për këtë shkak, Krimet e Rënda e shtynë seancën për të enjten në orën 14:00, duke i dhënë mundësinë Policisë së Burgjeve të bëjë shoqërimin Eftimiut dhe kthimin e tij brenda ditës në Bradashesh.

41-vjeçari grek Eftimios Eftimiu është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Ai pretendon pafajësi. Ish-efektivi i policisë greke dyshohet se është paguar për ekzekutimin e 40-vjeçarit rreth 25 mijë euro.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas