Sport

Ish-piloti i Formula 1 hap restorant në Durrës

Ish-piloti i Formula 1, Jarno Trulli investon në Durrës.

43-vjeçari ka hapur një restorant në qytetin bregdetar në Shqipëri, i cili do të emërtohet “Italy”.



Prej vitesh, Trulli i është përkushtuar biznesit të verës duke ekportuar në të gjithë botën, përfshirë tashmë edhe Shqipërinë.

Gjatë inagurimit të restorantit të tij, ku ishte i ftuar edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Jarno Trulli deklaroi: “Më kanë folur shumë italianë për Shqipërinë. Ndaj mendova të studioj terrenin dhe tashmë u binda për të investuar në Durrës. Vera në këtë restorant është i nivelit mbi mesatar. Shpresoj që klientët ta pëlqejnë”.

Trulli ka garuar në Formula 1 nga viti 1997 deri në vitin 2011, teksa është ulur në njevendshet e skuderive: Prost, Minardi, Jordan, Renault, Toyota, Lotus Racing e Team Lotus.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas