Kryesore

Ish-ministri : Si u transportua mishi nga Brazili, kur Europa i ka vënë embargon?

Ish Ministri i Bujqësië Edmond Panariti ka reaguar në një status në facebook lidhur më mishin që vinte nga Brazilin në të cilin u gjet prania e salmonelës dhe u bllokua ditën e djeshme.

Panariti ka ngritur alarmin, duke e cilësuar rastin shumë serioz dhe një kërcënim për shqiptarët dhe jo vetëm.



Ndër të tjera ai thotë se duhet njoftuar urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit, dhe Autoriteti ynë i Ushqimit duhet të gati një raport teknik të hollësishëm për serotipin e salmoneles.

Statusi i plotë:

“Bllokimi i nje ngarkese me mish importi nga Brazili per pranine e salmonelave, eshte jo vetëm parandalim i nje kercenimi shqiptar por edhe Evropian, i cili duhet marrë shumë seriozisht! Se pari, duhet njoftuar per këtë urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit. Shpresoj që Autoriteti yne i Ushqimit, duhet te kete gati nje raport teknik te hollesishem per serotipin e salmoneles, sasine e zbuluar per njesi te peshes dhe metoden e zbatuar. Se dyti, pjesa dermuese e stabilimenteve Braziliane te perpunimit te mishit, ndodhen tashme nen nje “embargo” te rrepte evropiane dhe nuk mund te eksportojne më ne Evrope. Shtrohet pyetja :A eshte thyer ne rastin shqiptar kjo embargo? Apo stabilimenti brazilian ka qene i licensuar per te eksportuar ne Bashkimin Evropian. Keto duam te dime!”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas