Kryesore

Ish-minatori acaron Ramën: Po ecën djathtas, prite timonin më majtas

Ndonëse një takim i nisur me falënderime për mundësinë virtuale, për të shprehur pas shumë protestash shqetësimet e tyre përballë kryeministrit, minatorët nuk kursyen edhe ironitë ndaj Edi Ramës dhe dy ministrave të tij, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

Një përfaqësi minatorësh, nën drejtimin e kreut të sindikatës, Fiqiri Xibri zhvilluan sot një interpelancë me Ramën dhe kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të ‘Statusit të Minatorit’.



Gjatë pyetjeve dhe kërkesave drejtuar qeverisë, njëri nga ish-minatorët, i cili tha se kishte punuar në një nga minierat më të rrezikshme, në atë të Spaçit në Mirditë ironizoi Edi Ramën sa i takon ‘timonit’ të famshëm, frazë mjaft e përdorur në periudhën parazgjedhore të 25 qershor të 2017.

“Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë se ne shteti mbahet me taksa, por ne jemi njerëz të sëmurë, ku t’i gjejmë, paratë që marrim s’na dalin për nevojat personale, e jo më për familjen”, u shpreh ish-minatori, i cili mori fjalën pas Xibrit.

Ndërkohë, Rama i është përgjigjur duke i thënë se vitet e fundit është hequr taksa për ilaçet dhe janë rimbursuar më shumë medikamente.

“Ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që është rritur, nuk janë taksa pagesa e dritave, ujit që njerëzit më parë nuk i paguanin”, u shpreh Rama.

Pas diskutimit edhe nga dy ministrat, në një moment fjalën kanë tentuar ta rimarrin sërish ish-minatorët, por ka ndërhyrë Rama duke u vendosur rregulla.

“Me radhë, me radhë. Nuk e kemi Ruçin këtu, por rregullat janë njësoj si në parlament”, është shprehur kryeministri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *