Aktualitet, Kryesore

Ish-mafiozi i famshëm: ‘Kam shpenzuar shumë para dhe do t’u ndryshoj imazhin gjirokastritëve’

Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Alite, ish-mafiozi i familjes së famshme mafioze Gambino në SHBA në vitet ’80-’90, thotë se nesër do të shkojë në Gjirokastër, në vendin e tij të origjinës.

Në lagjen e vjetër “Dunavat” ka jetuar gjyshi i tij Ali, i cili më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arian Çani e ka pyetur Xhon Alite nëse njeh gangsterë shqiptarë, dhe këtu i ka përmendur “Babalen”, personazhin e famshëm në audio-përgjimin e Partisë Demokratike.



Arian Çani: Sa herë ke ardhur në Shqipëri dhe a je fshehur këtu kur të kërkonte Interpol?

Xhon Alite: Kam qenë këtu. Akoma më kërkojnë ata, por vetëm për kafe.

Arian Çani: A ke dëgjuar për personazhe shqiptare të krimit dhe a të thotë gjë emri Babale?

Xhon Alite: Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë.

Arian Çani: A ke shkuar në Gjirokastër duke qenë se ke origjinën? Është gjirokastriti i parë gangster…

Xhon Alite: Do iki nesër në Gjirokastër. Kam shpenzuar shumë para dhe do t’i ndryshoj imazhin gjirokastritëve…

Arian Çani: Në çfarë lagje ka jetuar gjyshi jot?

Xhon Alite: Ka jetuar lart në kodër, por nuk e di emrin e lagjes.

Arian Çani: Mos është Dunavati?

Xhon Alite: Po, aty mendoj!

/tvklan/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas