Ekonomi

Ish-Kombinati Mekanik i Poliçanit jepet me qira

Ish-Kombinati Mekanik i Poliçanit do të jepet me qira. Bashkia e Poliçanit në shpalljen publike bën të ditur se kontrada do të jetë me një afat 20 vjeçar dhe se deri në datën 10 gusht palët e interesuara duhet të paraqesin ofertat.

Kombinati Mekanik Poliçan është themeluar në vitin 1962, ndërsa në vitet 80 nisi të prodhonte predha 60, 107 dhe 120 milimetër, djegore 60 dhe 82 milimetër, fishekëve si dhe më shumë se 5 lloje fishekësh nga 9 milimetër në 120 milimetër.



sipërfaqja e zonës B shkon në 100.000 m2.

Nga kjo 12 400 m2 synohet të jepet me qira së cilës i bashkohet dhe një sipërfaqe e nëndheshme prej 2310 m2.

Zona parashikohet për ta përdorur për magazinimin dhe përpunimin e lëndës drusore, të materialeve të ndërtimit, instalimin e makinerive dhe pajisjeve teknologjike për zbatimin e projekteve në funksion të zhvillimit social-ekonomik të zonës, si dhe për realizimin e funksioneve ekonomike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas