Kryesore, Politika

Ironia e Ramës: Turistët e huaj i droguam ne si qeveri që e pëlqejnë vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në plazhin e Lalzit në Durrës ku përshëndeti punën e fushatës “Smile Albania” për pastrimin e plazheve si dhe tregoi ndryshimet në aspektin e turizmit nga vitet e kaluara.

Sipas Ramës, ky ishte viti më i pastër turistik por përmirësime ka patur në shumë sektore, si siguria, kujdesi shëndetësor, shërbimi, aktivitetet etj.



“Ishte sezoni me më pak plehra. Por kjo s’do të thotë që e kemi zgjidhur përfundimisht këtë problem të trashëguar, por është dhe problem mendësie te ne. Se shfaqim shenja patriotizmi në Facebook, por kur vjen puna plehrat i hedhim në tokë.

Shqipëria nuk është vend i ndotur, por një vend i bërë pis nga ne, që tregohemi të padrejtë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhim plehrat ku të duan. Por jemi ne. Se jemi mësuar t’i lëmë lëkurat e shalqinit nën shezllon, dhe i mbulojmë me rërë”,- tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se dy nga problematikat më të mëdha janë zgjidhur këtë vit, vjedhjet në hotele si dhe energjia elektrike.

“Dy probleme janë zgjidhur këtë vit, problemi i vjedhjeve në hotele, se ka qenë goxha problem, por këtë verë nuk ka ndodhur asnjë rast, dhe problemi i energjisë elektrike. Kjo s’do me thënë që s’kemi pasur probleme, por janë minimizuar. Kemi pasur sezonin më të sigurtë nga krimet. Përjashto masakrën e Vlorës, dhe shifrat janë domethënëse në këtë  aspekt”.

Edhe në aspektin e detit kemi pasur siguri. Deri vitin e shkuar janë shënuar aksidente tragjike, por këtë vit janë ulur shumë, madje s’ka pasur. S’kemi pasur probleme me mjetet e ujit, që futeshin mes notuesve e fëmijëve duke kërcënuar jetën e tyre. Kemi pasur disiplinë shembullore ligjore nga zhurmat, ka pasur tek-tuk eksese, por janë respektuar oraret.

Po ashtu nga ana shëndetësore, me pikat e urgjencës që u ngritën për sezonin. Kemi pasur dhe larminë më të madhe se ka pasur rreth 500 aktivitete. Opera e vendit ka dhënë shfaqje në çdp qytet. Jemi në një moment ku turizmi po na jep mbrapsht atë që duam prej tij,” tha Rama.

“Tani turistët thonë: Shqipëria një vend shumë i bukur, me shërbim të mirë dhe çmime të lira. Kurse vetë ne shqiptarët themi: Shqipëria vend i shëmtuar, me çmime të larta dhe ata që shërbejnë janë për t’u vrarë. O turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri, ose gënjejnë se s’ka mundësi tjetër”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se turistët e huaj janë të kënaqur me pushimet në Shqipëri. “Çfarë ndodh me këta: A mos i ka droguar qeveria të gjithë që flasin mirë?”,- tha Rama në Lalëz.

PasPara

2 komente

  1. Si gjithmone; sa here qe mer fryme kryetari i shpullareve thote nje genjeshter! E para, Qe flasin mire apo jo nuk kemi degjar( edhe ne flasin mire e kane per edukate, sepse te shkoh turist ne nje vend e te flasesh keq nuk shkon, i bejne qejfin ketij te tonit kryetar) qe turistet qenkan te kenaqur. Mua nje turist me ka thene se ne Shqiperi te vjedhin haptas neper restorante e hotele, per te nejten menu nje nje turist e paguan dyfish me shtrejte se nje shqiptar… Prandaj nuk te beson njeri o kryetar ! Ke pese vjet nuk ke bere asnje rruge! Edhe ate lungo…aren qe e nise ka pesevjet nuk eshte bitisur akoma? Autostrada e Ebasani per pak kilometra rruge nuk e ke mbaruar! Rrugen e Kombit qe ti e quajte “RRUGA E ASKUNDIT”. do ta besh me pagese( si mund te paguhet nje rruge e askundeshme? ? Vetem nje mendje e semure esi e ytja mund ta dije… Eeee na flet per torizem e asgje per krimin e korrupsionin,? Nuk eshte e vertete qe ka me “pak plehra” por me pak turiste; sipas te dhenave nga organizmat masin te ardhurat nga turismi! E ne fund i jep si mulliri pa rrip, thua gjrea qe nuk kane asnje burim perveç burise tende, o kryetar!

  2. na rrofsh i bonbonet ju te medias se legenit!!! EEE DI E DI QE NUK E PUBLIKONI SAPSE JENI MUTER SI QEVERIA

Leave a Reply to cucu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas