Kryesore

Ironia e Bashës me Ramën: Gjëegjëza e Edvingut, kush e gjen fiton një Toyota Yaris






               Publikuar në : 15:37 - 29/07/18 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një tjetër ironi me kryeministrin Edi Rama. Pas oktapodit, pushtetin e tij e simbolizon me fole gjarpërinjsh.


Sipas tij, Edi Rama ka bashkuar qeverinë me krimin e organizuar dhe gjyqësorin e korruptuar.

Dhe si për vazhdim të ironisë, thotë se kush e gjen gjëagjëzën e postuar nga ai në rrjetin social Facebook, fiton një Toyota Yaris.

Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha në Facebook:

“Gjëagjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris”.

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas