IPhone-t e këtij viti, me risi dhe pamje të reja

Teknologji



               Publikuar në : 13:09 - 05/07/18 |
enton palushi

Fotografitë e reja, të cilat janë shfaqur në internet sot, tregojnë se si mund të duken dy nga tre modelet e reja të iPhonet të cilat priten të lansohen këtë vit.


Dizajni i këtyre dy modeleve në këto fotografi është i bazuar sipas informacioneve në lidhje me ta, të cilat janë shfaqur kohëve të fundit.

Këto fotografitë i ka publikuar uebfaqja NieuweMobiel.nl, dhe shfaqin pamjen e mundshme të iPhone X-it për vitin 2018 si dhe të modelit iPhone me ekran 6.1-inç LCD.

Apple për këtë vit planifikon të lansojë tri modele të reja të iPhonet: iPhone X 5.8-inç OLED (pasardhësi i iPhone X aktual), iPhone 6.1-inç me ekran LCD si dhe iPhone X Plus me ekran 6.5-inç OLED.

Siç mund të shohim nga fotografia, çmimi i ulët në modelin iPhone me ekran LCD do të arrihet duke hequr disa nga funksionet kryesore, si sistemin me dy kamera, përcjell Koha.net. Prerja (notch) e ekranit është ende e pranishme si dhe ekrani edge-to-edge pa skanerin për gishta.

Të tri telefonat e rinj iPhone 2018 pritet të lansohen në muajin shtator të këtij viti, ndërsa në treg do të jenë në dispozicion nga muaji tetor.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas