Kryesore, Rajoni

Intervista e vitit 1994: Si e mendonte Rugova këmbimin e territoreve me Serbinë

Pas reagimeve rreth një postimi në Facebook të presidentit Hashim Thaçi, i cili i referohej një interviste të presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994, rreth këmbimit të territorit me Serbinë, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, e ka publikuar të plotë përgjigjen e Rugovës.

Ka qenë një citim i presidentit Thaçi për deklaratën e Rugovës në vitin 1994 që ka bërë të ketë reagime të shumta, bile edhe nga bashkëpunëtorët e Rugovës, të cilët thanë të mos e kenë dëgjuar ndonjëherë Rugovën të fliste për këmbim territori me Serbinë.



E ai që e postoi fillimisht vetëm titullin e intervistës së Rugovës për Zërin në vitin 1994 “Ndarje jo, Këmbim po”, tash e ka postuar të plotë përgjigjen e ish presidentit të Kosovës. Bëhet fjalë për Petrit Selimin, ish bashkëpunëtorin e afërt të Thaçit.

“Edhe ne mund të bëjmë kësi lloj ‘pazari’. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës jugosllave. Megjithatë, po e përsëris, për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që Leposaviqi dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore, të banuara me shumicën shqiptare”, kishte deklaruar Rugova.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas