Kryesore, Sport

Interi mposht Atl. Madridin, Higuain shënon golin e parë kuqezi

Mbrëmja e të shtunës ka ofruar dy përballje miqësore mes klubeve të Milanos, Inter dhe Milan, të cilat ishin mysafire, për t’u ndeshur me Atleticon dhe Realin.

Konkretisht zikaltrit u përballën me Atletico Madridin në “Wanda Metropolitana”, në ndeshjen e fundit të turneut veror ICC, dhe arritën të fitojnë me rezultatin minimal 0-1.



Një gol fantastik i Lautaro Martinez, vendosi fatin e këtij takimi, ndërsa Luciano Spalletti mori një përgjigje të mirë nga skuadra, një javë para startit të Serisë A.

Në stadiumin tjetër të qytetit, “Santiago Bernabeu”, u luajt trofeu me të njëjtin emër, ndërmjet Realit të Madridit dhe Milanit, sfidë që u fitua nga “Los Blancos” me rezultatin 3-1.

Benzema, Bale dhe Mayoral shënuan për skuadrën e Lopeteguit, ndërsa për Milanin shënoi Gonzalo Higuain, i cili gjen kështu edhe golin e parë me fanellën kuqezi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas