Sport

Interi kundër skualifikimit të trajnerit Spaleti, klubi zikaltër do të apelojë




               Publikuar në : 20:36 - 24/09/18 |
mapo.al

Klubi i Interit ka njoftuar se do ta apelojë vendimin për skualifikimin e trajnerit Luçiano Spaleti, i cili është dënuar me një ndeshje nga Gjykatësi sportiv. Trajneri i zikaltërve festoi në mënyrë të ekzagjeruar fitoren ndaj Sampdorias, ku ka bërë edhe ndonjë gjest ironik, që nuk i ka pëlqyer federatës.


“Klubi zikaltër, – shkruhet në komunikatën zyrtare, – konfirmon se do të apelojë dënimin me një ndeshje të trajnerit Spaleti”. Nëse dënimi mbetet në fuqi, trajneri i Interit do të mungojë vetëm në ndeshjen e ardhës me Fiorentinën, që luhet nesër në mbrëmje.

Nëse merret parasysh apelimi i klubit zikaltër, atëherë Spaleti do të jetë në stol që në këtë ndeshje


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas