Media

Interesim i madh për një dokumentar gjerman mbi hebrenjtë e mbijetuar nga lufta

Një dokumentar gjerman mbi 14 të mbijetuar të Holokaustit nga qyteti Vroklav, në perëndim të Polonisë, ka ngjallur interes të madh në Izrael, ku brezi i ri ka reaguar fuqishëm, deklaruan në Tel Aviv regjisorët e filmit, Karin Kaper dhe Dirk Szuszies.

Filmi që titullohet “Wir sind Juden aus Breslau” (“Ne jemi hebrenj nga Vroklavi” – emri polak i Breslau), që prek edhe situatën aktuale në Poloni, do të shfaqet në kinematë e Tel Avivit, Jeruzalemit, Haifa, Sderot dhe Kolon deri më 25 prill.



Në këtë film prezantohen 14 dëshmitarë okular hebrenj të cilët i mbijetuan terrorit nazist kur ishin të rinj, mes të cilëve edhe Anita Lasker Wallfisch, një prej të mbijetuarave të fundit nga Orkestra e Vajzave në Aushvic, e cila mbajti një fjalim në janar në Parlamentin gjerman.

Në vitin 1929 jetonin rreth 25 000 hebrenj në Vroklav.

Premiera e filmit u dha në Vroklav në nëntor 2016.

Ky film është shfaqur gjithashtu në SHBA dhe Britani të Madhe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas