Kryesore

Integrimi në BE, Tusk: Ballkani perëndimor pjesë e Europës, nuk ka një plan ‘B’

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Europës. Gjithashtu, Tusk  theksoi se nuk ka një plan ‘B’ për procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian do të jetë partneri më i madh i  Ballkani perëndimor.

“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë” deklaroi Tusk.



Pas disa javësh disa nga vendet e Ballkani perëndimor si: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova do të përballen me vendimet e 28 vendeve anëtare në Këshillin e Europës  për procesin e integrimit. Shqipëria dhe Maqedonia kërkojnë çeljen e negociatave ndërsa Kosova bën hapin e parë integrues për marrëveshjen e stabilizim- asocimit dhe pretendon lëvizjen e lirë dhe pa viza.

Ndërkohë, liderët e Ballkanit perëndimor  dhe kryetarët e institucioneve të BE janë mbledhur në Sofje teksa po diskutojnë për të ardhmen e integrimit të këtij Ballkani në BE, ku Bullgaria mban këtë herë presidencën e saj.

 

 

President of European Council Donald Tusk gives a joint press with EU Commission President Jean Claude Juncker after an informal meeting of the 27 EU heads of state or government at the European Council headquarters in Brussels on February 23, 2018. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas