Aktualitet

Integrimi, ministri polak: Një afat i caktuar, një shpresë reale për Ballkanin Perëndimor

Polonia, si një nga shtetet që ka kaluar të njëjtën eksperiencë si vendi ynë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, është pro përcaktimit të një afati për Ballkanin Perëndimor në rrugën evropiane.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Ditmir Bushati, tha se një datë konkrete krijon shpresa reale.



“Duhet përcaktuar qartë data e pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse kjo i jep shpresë shoqërive dhe autoriteteve të këtyre vendeve të punojnë si duhet. Duke përcaktuar një datë konkrete këto vende do të kenë një periudhë të shpresës reale. Kështu ka ndodhur në vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende sic janë Bullgaria e Rumania,është momenti i duhur që ta theksojmë me forcë projektin e zgjerimit të BE-së por duke përcaktuar data konkrete”, tha z. Czaputowicz.

Ai shtoi se në BE është krijuar një grup që mbështet zgerimin dhe Shqipëria duhet të punojë ngushtësisht me të. “Është krijuar një grup i vendeve që mbështesin zgjerimin e BE, dhe ky gup funksionon brenda BE, është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal zgjerimi të BE me Ballkanin Perëndimor”, thotë më tej ministri i Jashtëm Polak.

Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati i pyetur për negociatat me Greqinë tha: “Siç e tha dhe ministri polak datat dhe afatet indikative janë në thelb motivuese, e njëjta gjë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që po zhvillojmë, po nga ana tjetër në rastin në fjalë datat dhe afatet nuk janë qëllim në vetvete, për ne është qëllim të kemi proces të shëndetshëm dhe të shkojmë drejt një marrëveshje të re, të jetë e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje që do të duhet të hapë një kapitull të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas