Aktualitet

Inspektoriati Shëndetësor propozon ndalimin e cigareve elektronike

Cigaret elektronike dhe shishet të cilat kanë hyrë në përdorim më të gjërë në lokalet e vendit, nuk do të lejohen më në ambientet e mbyllura.
Inspektoriati Shendetësor Shtetëror propozon ndryshim në ligjin antiduhan me qëllim ashpërsimin e tij.
Regjistrimi i një cigare elektronike në Shqipëri është thuajse ajo që ndodh me kompanitë e prodhimit të duhanit që ushtrojnë aktivitetin e tyre; dokumente, informacione dhe më pas lejimi i tregtimit të tyre, por cigaret elektronike nuk janë përfshirë në ligjin antiduhan.
Nëse për cigaren elektronike edhe në botë, studimet janë kryer vetëm nga subjektet që i prodhojnë ato për efektet dhe përmbajtjet, për shishet mungojnë të dhënat mbi përbërësit e tyre dhe mekanizmat e kontrollit.
“Në ligj nuk janë parashikuar rastet e shisheve dhe cigareve elektronike. Pra duhanpirje do të thotë jo vetëm pirja e cigares që del nga paketa, por është edhe procesi i kryerjes së tymosjes, i vendosjes së mjetit qoftë cigareve me filter, qoftë shish, qoftë cigare elektronike”, u shpreh Teuta Dinaj, Inspektore e ISHSH.
Inspektorja e ISHSH Teuta Dinaj tha se në ndyshimet ligjore kërkohet që pikat e tregtimi të cigareve elektronike të jenë të licencuara që të mos tregtohen në markete apo tabakino e hapura në rrugët e Tiranës.
“ Vendosja e kufijve të shitjes së cigareve që do të thotë, subjekte të caktuara të jenë të licensuara vetëm për të shitur produktet e duhanit, dhe mos gjenden produketet e duhanit në të gjitha pikat e shitjes siç janë supermarketet, tabakinot e vogla etj”, deklaroi Dinaj..
Propozimet janë në nivel diskutimesh me eskpertë të cilët argumentojnë se shishat dhe cigaret elektronike kanë pasoja të dëmshme në shëndetin e qytetarëve.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas