Kronika, Kryesore

Informonte policinë për kanabisin? Flet vjehrri i 43-vjeçarit të vrarë në Memaliaj: Çfarë di për ngjarjen

“Alketi nuk kishte lidhje me kanabisin. Kishte konflikt prej 2-3 vitesh për pronësi. Kishte thënë në polici shqetësimin”.

Kështu deklaron vjehrri i Alket Muhajt, i cili u gjet i vrarë me plumb pas koke në Rabie te Memaliajt. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Riza Ardita pohoi se nuk kishte asnjë informacion për lidhje të dhëndrit të tij me kanabisin.



Mësohet se Alketi kishte marrë disa plumba dhe se bashkëshortja njoftoi babain e saj dhe i kanë thënë se Alketin e kanë vrarë. Vjehrri i viktimës u shpreh se Alket Muhaj ishte duke folur me vajzën e tij në telefon kur është qëlluar me armë.

Ka pasur konflikte dhëndri juaj?

Jo nuk di të ketë pasur konflikte më parë. Ka pasur para 23-vitesh me një fqinj për një çështje pronësie, por konflikte të tjera nuk di. Ai ka dhënë në polici shqetësimin e tij.

Di gjë nëse ka dhënë dëshmi në polici për zona me hashash?

Jo. Nuk kam të dhëna për këtë punë. Nuk di të ketë dëshmuar për këtë punë.

Kur e keni takuar?

Para tre ditësh para se të ndodhte vrasja. Ai ishte duke folur në telefon me vajzën time, kur është qëlluar me armë për vdekje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas