Aktualitet

Indonezi, fundoset trageti, 190 persona të zhdukur






               Publikuar në : 17:48 - 21/06/18 |
mapo.al

190 persona rezultojnë ende të zhdukur pas fundosjes së një trageti në një liqen në ishullin Sumatra të Indonezisë të hënën.


Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur anijen e mbytur në liqenin Toba me një sipërfaqe prej 1,145 kilometra katrorë. Trageti ishte mbingarkuar me pasagjerë e me dhjetra motoçikleta kur u fundos të hënën në mbrëmje.

Liqeni Toba, i cili mbush kraterin e një vullkani gjigant që ka shpërthyer dhjetëra mijëra vite më parë, është një destinacion piktoresk e mjaft popullor për turistët.

18 pasagjerë u arritën të shpëtohen disa orë pas aksidentit, por përpjekjet e mëtejshme u penguan nga erërat e forta. Autoritetet besojnë se shumë prej viktimave ndodhen ende brenda tragetit.

Që nga mbytja e tragetit janë arritur të nxirren vetëm tre trupa.

Mbytjet e trageteve janë tragjedi të zakonshme në Indonezi, një arkipelag i madh me 17,000 ishuj në oqeanin Indian, kjo për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas