Aktualitet, Kryesore

Incidenti: Protestuesit e PD përplasen me policinë në Elbasan, reagon selia blu

Një incident ka ndodhur në Elbasan aty ku Kryeministri Edi Rama ishte parashikuar të zhvillonte disa takime këtë të shtunë.

Fax News raporton se ka patur konfortim mes të rinjve të PD-së dhe forcave policore.



Me pankarta në duar “Poshtë pashallarët e krimit” mbështetësit e Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen ku do kalonte Rama.

Kryeministri kishte parashikuar një takim me drejtorët rajonalë të qarkut Elbasan.

Pas përplasjes së protestuesve me policinë në Elbasan, ka reaguar Partia Demokratike.

PD thotë se policia e shtetit u soll si polici private duke tentuar të marrë pankartat e të rinjve.

Kjo është në shkelje të ligjit dhe këtë radhë policia vërtetojë që është në shërbim të shtetit dhe jo popullit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas