Aktualitet

Incidenti/ Mediat: Kulla ajrore e Tiranës për pak i ‘dorëzoi’ në Serbi, krerët e Kosovës







               Publikuar në : 16:58 - 18/07/18 |
mapo.al

Delegacioni kosovar që ishte nisur ditën e djeshme për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Fatmir Limaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pasur një incident i cili për pak sa nuk i ka çuar në duart e serbëve.


Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, kishte udhëtuar në vijën e gabuar ajrore duke dalë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK-së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu është shprehur më tej se ky incident u evitua nga Pacolli, i cili i dha urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, u kthye fillimisht në Tiranë, dhe u nis më pas drejt Brukselit nëpërmjet vijës ajrore të Brindizit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas