Bota

Incidenti ajror/ Spanja godet me raketë Estoninë, nisin hetimet

Një incident i rëndë ajror që mund të përfundonte me rritjen e tensioneve mes dy vendeve, ka ndodhur sot në Estoni.

Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka nisur hetimet pasi një prej avionëve të saj luftarakë ka qëlluar aksidentalisht një raketë mbi Estoni gjatë një mision trajnimi.



Ministria tha se incidenti ndodhi të martën pasdite. Sipas zyrtarëve raketa ajrore nuk shkaktoi dëme dhe ishte projektuar për t’u vetë-shkatërruar.

Nga ana tjetër ushtria e Estonisë thotë se po kërkon mbetjet e raketës. “Një Eurofighter spanjoll me bazë në Lituani ka qëlluar me forcë një raketë pa shkaktuar asnjë dëm,” tha ministria në një deklaratë.

“Raketa ajrore  nuk ka goditi asnjë avion. Ne kemi hapur një hetim për të sqaruar shkaktarin e saktë të incidentit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas